-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Manja: Prova e re! Në 21 Janar Prendi foli me Bashën dhe u dha urdhri për të qëlluar

Kryesoret

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja deklaroi sot se ish-kryeministri Sali Berisha, ish-ministri i Brendshëm, Lulzim Basha dhe i gjithë zinxhiri komandues i Gardës së Republikës me në krye Ndrea Prendin do të kallëzohet në SPAK për 21 Janarin.

Padia, tha ai do të mbështetet te prova e re që cilësoi audion e dalë së fundmi, sipas së cilës Prendi jepte udhëzime dhe urdhra vartësve të tij për zjarr luftarak.

E ndërsa nuk kurseu Sali Berishën, Manja tha se urdhri për të qëlluar në 21 Janar, bazuar te prova e re, erdhi pasi ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi komunikoi me Lulzim Bashën, asokohe ish-ministër i Brendshëm.

Manja çon në SPAK padinë për 21 Janarin: Merrni provën e re dhe hetoni Berishën

Ish-komandanti i gardës del në ato komunikime në radio, që ka komunikuar me ish-ministrin e Brendshëm (Lulzim Basha) dhe pastaj është dhënë urdhri për të qëlluar.

Duket qartë se në 21 Janar ka pasur një organizim, disa urdhërues dhe disa ekzekutorë që kanë qëlluar mbi turmën, kur protesta ishte duke u shpërndarë.

Dhe ndaj 4 qytetarëve të pafajshëm që dihet publikisht që kishin ardhur për të protestuar si qytetarë, jo të gjithë kanë qenë anëtar të PS-së” tha ai.

Provë e re për 21 Janarin? Berisha: Janë manipulimet e Ardi Veliut!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit