Një 20-vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti në Elbasan.
Viktima është 20-vjeçari Fiori Sula. Mësohet se shoferi i automjetit, pasi ka përplasur të riun i cili ishte këmbësor është larguar nga vendngjarja.
Njoftimi i policisë:
Elbasan/ Informacion paraprak
Më datë 23.01.2023, rreth orës 21:25, në unazën e qytetit, një automjet ende i paidentifikuar, ka aksidentuar, këmbësorin shtetasin F. S., rreth 20 vjeç, dhe është larguar nga vendi i aksidentit.
Si pasojë shtetasi F. S., ka ndërruar jetë rrugës për në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit.