-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Prokuroria foli! Policia merr në dorë “provat e reja” të 21 Janarit

Kryesoret

Pas thirrjeve të njëpasnjëshme të mazhorancës socialiste, Prokuroria e Tiranës ka njoftuar sot se ka nisur hetimet për verifikimin “provave” që janë publikuar së fundmi në media.

Tashmë oficerët e Seksionit të Krimeve ndaj Jetës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, krahas detyrave të urdhëruara prej prokurorëve të ngarkuar me hetimin, do të kryejnë edhe veprimet hetimore të deleguara në lidhje me verifikimin e fakteve të publikuara në media më 20 janar të këtij viti. Prokuroria tha se i është lënë detyrë Policisë së Shtetit që ta sekuestrojë materialin e përmendur.

Provë e re? Prokuroria: Kemi nisur hetimet për audion e 21 Janarit

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja theksoi se provat e publikuara së fundmi tregojnë se ajo që ndodhi 12 vite më parë ishte vrasje shtetërore. Ai kërkoi nga drejtësia e re që të veprojë në lartësinë e detyrës dhe të nisë një hetim gjithëpërfshirës.

Manja bëri të ditur se në SPAK do të kallëzohen ish-kryeministri Sali Berisha, ministri i Brendshëm i asaj kohe Lulzim Basha dhe ish-komandanti i gardës.

Pasditen e së hënës, Manja kërkoi sërish nga drejtësia e re që të kalojë këtë sprovë siç e cilësoi ai, dhe të tregojë që është i pavarur nga figura të larta të shtetit qofshin në ato në pushtet në të tashmen apo në të kaluarën.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit