Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas daljes nga takimi që ka kryer me Kryeministrin Kurtin për çështjen e Presidenti, në një reagim për mediat është shprehur se takimi ka përfunduar pa sukses.
“U përpoqa, provova, nuk arrita fatkeqësisht. Kurti insistonte që pozita e presidentit t’i mbetet VV-së. Unë refuzova të flasim për çdo gjë tjetër pa u trajtuar çështja e presidentit”, tha Abdixhiku









