-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Protestë në Kosovë! Fëmijët e dëshmorëve kërkojnë dorëheqjen e Kurtit

Kryesoret

Në Kosovë u zhvillua protesta e organizuar nga fëmijët e dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare ë Kosovës, për t’i kundërshtuar deklaratat e kryeministrit Albin Kurti, të cilat i bëri në pesëvjetorin e vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviç. Fëmijët e dëshmorëve të UÇK-së kanë vendosur disa pankarta te objekti i Qeverisë së Kosovës.

“Kryeministër kurrë s’i dhe asgjë Kosovës. Dorëhiqu!”, “Kryeministër, mos i glorifiko kriminelët!”, “Kryeministër mos ofendo, mos devijo!”, ishin disa nga pankartat e vendosura pranë objektit të Qeverisë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në 5 vjetorin e vrasjes së politikanit serb Olivier Ivanoviç ka thënë se krimi i 16 janarit të vitit 2018, ka vrarë edhe pluralizmin politik te serbët. Kurti e ka përshkruar Ivanoviçin si një person i përkushtuar për të luftuar për interesat e komunitetit dhe se punoi për një Kosovë shumëetnike.

“Oliver Ivanoviç ishte një person i përkushtuar për të luftuar për interesat e komunitetit dhe qytetit të tij. Ai e bëri këtë duke qenë i hapur, i sinqertë, gjithmonë i mprehtë në çështjet me rëndësi, por edhe i respektueshëm edhe ndaj atyre me të cilët nuk ishte dakord. Do të dëshiroja që kujtimi i tij të mbetet i gjallë, kujtimi i tij si një njeri që punoi për një të ardhme të qëndrueshme dhe për një Kosovë shumë etnike”, ka thënë Kurti.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit