-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rënia e popullsisë dhe bagëtive, ulen importet e drithërave me 26%

Kryesoret

Gjatë vitit të kaluar importet e drithërave, (grurit për konsumin njerëzor dhe misrit për kafshë) kanë pësuar rënie në rekorde historike me rreth 26%, sipas të dhënave të INSTAT, që referojnë tregtinë e jashtme sipas kapitujve.

Gjithsej vitit të kaluar u importuan 241 mijë tonë drithëra nga rreth 326 mijë tonë në vitin 2021. Lufta në Ukrainë, e cila nisi në fund të shkurtit 2021 stepi tregjet fillimisht për sigurinë e bukës, por shumë shpejt kanalet e tregtisë dhe urbanizimit vazhduan normalisht.

Importuesit shqiptarë zhvendosen një pjesë të furnizimeve nga Rusia në Serbi, por sërish vendi ynë shënoi sasinë më të ulët të importit të drithërave së paku që nga viti 2005 kur të dhënat zyrtare nisën të raportoheshin.

Importuesit e mëdhenj të miellit pohuan se vitin e kaluar pati rënie të madhe të kërkesës për miell. Pas mbi furnizimeve, që u kryen në mars nga frika e luftës në Ukrainë, tregu i pakicës ka tërhequr sasi shumë të vogla të miellit. Importuesit pohuan se importi i drithërave po bie për dy arsye kryesore. Së pari rënia e popullsisë nga emigrimi masiv i të rinjve dhe së dyti tkurrja e numrit të bagëtive.

Industria e përpunimit të miellit dhe brumërave është e para, që ndien efektet e emigracionit. Të larguarit janë kryesisht mosha të reja, grup-mosha që konsumon më tepër brumëra. Sa herë që ka valë emigracioni reflektohet menjëherë te konsumi i miellit dhe bukës, pohojnë importuesit.

Të dhënat zyrtare mbi emigracionin në Britaninë e Madhe dhe nga Eurostat tregojnë se të paktën 20 mijë shqiptare kishin kërkuar azil në vendet e BE-së dhe Britani në 9 muajt e parë të vitit të kaluar.

Të larguarit janë shumë më tepër, duke marrë parasysh ikjet në formën e studimeve, bashkimit familjar, kontratat e punës dhe emigrimin e rregullt në SHBA dhe Kanada. Emigrimi me ritme të larta dhe rënia e numrit të lindjeve po tkurr popullsinë vendase.

Rënia e numrit të bagëtive me ritme të shpejta gjithashtu ka tkurrur konsumin e drithërave. Tkurrja e popullsisë në zonat rurale dhe plakja e shpejtë e saj po redukton me shpejtësi numrin e kafshëve.

Fermat e vogla me dy -tre krerë gjedhë, që përbejnë pjesën dërrmuese të fermave blegtorale po shuhen me shpejtësi.

Vetëm gjatë vitit 2021 sipas të dhënave zyrtare të INSTAT numri i bagëtive ra me 7%, ndërsa këtë vit tkurrja pritet të ketë qenë edhe më e lartë, pasi shumë bagëti u therën për mish, si edhe nga kostot e larta të ushqimit./Monitor

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit