Sot dështoi sërish përballja e të penduarit të drejtësisë, Luftar Reçi me Emiljano Shullazin dhe grupin me të pandehurit e tjerë në gjykatë për shkak të mungesës së gjyqtares Etleva Deda për shkaqe shëndetësore. Seanca e radhës do të mbahet më 27 janar.
Emiljano Shullazi së bashku me disa të pandehur të tjerë, akuzohen për vrasjen e biznesmenit Vajdin Lame dhe Klodian Saliut. Ka qenë dëshmia e Luftar Reçit që detyroi Prokurorinë e Posaçme të hapte dosjen.
Luftar Reçi i arrestuar për vrasjen e Aleks Lalës në Shkopet pranoi të bashkëpunojë me drejtësinë duke treguar krimet e tjera.
Reçi, është dëshmitari kryesor i Prokurorisë që flet për vrasjen e Klodian Saliut në Durrës, Vajdin Lames dhe Artan Arsit, të ndodhur thuajse në një ditë në muajin shkurt 2005.
Avokatët e 6 të pandehurve kanë kërkuar herë pas herë që Luftar Reçi është me çrregullime ankthi dhe dëshmia të mos i merret parasysh.