Zëdhënësi i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme ka hedhur poshtë publikimet në rrjetet sociale, që pretendonin se ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha, kishte përdorur gjuhë të pahijshme ndaj shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut.
Ministria thekson se komunikimi i shpërndarë është i rremë dhe nuk ka asnjë lidhje me realitetin.
Reagimi i plotë
Zëdhenësi i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme shpreh keqardhjen për publikimet e shpërndara sot në mediat sociale, të cilat pretendojnë të paraqesin komunikime të brendshme, por që në fakt janë të pavërteta. Ato nuk kanë asnjë lidhje me realitetin. Komunikimi i servirur publikut është paqenë.
Është për të ardhur keq që pretendime të tilla fabrikohen dhe më pas amplifikohen nga aktorë politikë në vend.
Kjo nuk është hera e parë që në arenën publike hidhen pretendime se anëtarë të shërbimit të jashtëm gjoja shkelin betimin e tyre.
Ministri Hoxha shpreh besim të plotë në ndershmërinë dhe profesionalizmin e Shërbimit të Jashtëm, i cili vijon të përmbushë detyrat me përkushtim, duke u fokusuar në punën e tij dhe duke mos u ndikuar nga zhurmat dhe tymnajat e qëllimshme.
PD publikon mesazhet e ministrit të Jashtëm: Hoxha përdor gjuhë arrogante, kërkohet dorëheqja









