Ambasadori i SHBA-së në NATO, Matthew Whitaker, së bashku me Ministrin e Mbrojtjes, Ermal Nufi, kanë vizituar Bazën Ajrore të Kuçovës, një pikë kyçe për forcimin e lidhjeve ushtarake të Shqipërisë me NATO-n.
Gjatë vizitës, ata diskutuan mundësitë për rritjen e rolit të Shqipërisë si një nyje logjistike për Aleancën, duke përfshirë investimet në Korridorin VIII dhe shpenzimet në fushën e mbrojtjes.
“Duke fluturuar mbi Bazën Ajrore të Kuçovës, e rinovuar përmes fondeve të NATO-s, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në NATO, Matthew Whitaker, dhe Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, diskutuan aftësinë e Shqipërisë për t’u bërë një nyje logjistike e NATO-s në rajon përmes investimeve në Korridorin VIII, si dhe mënyrat se si Shqipëria mund ta çojë sigurinë rajonale në nivele më të larta përmes rritjes së shpenzimeve në fushën e mbrojtjes”, njoftoi Ambasada Amerikane.









