Një 15-vjeçar shqiptar është arrestuar në Gjermani pasi është kapur duke shpërndarë drogë.
Ai është arrestuar në lagjen Steintor të qytetit të Hannoverit në Gjermani. Adoleshenti shqiptar ka qenë duke u shitur drogë dy të rinjve në momentin që është kapur në flagrancë në zonën e Raschplatz.
Gjatë shitjes kanë ndërhyrë efektivë dhe kanë bërë arrestimin e shqiptarit.
Për të mos u kapur me dozat e drogës ai ka futur në gojë 3 dozat e kokainës.
Droga iu nxor dhe iu sekuestrua.