-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vinçi shtyp pelegrinët jashtë tempullit në Indi, 4 të vdekur dhe 6 të plagosur

Kryesoret

Katër persona u vranë dhe 6 të tjerë u plagosën kur një vinç u rrëzua dhe shtypi besimtarët jashtë një tempulli në shtetin jugor indian të Tamil Nadu.

Aksidenti ndodhi të dielën në mbrëmje jashtë një tempulli që ndodhet 85 kilometra në perëndim të Chennai (Madras), kryeqyteti i këtij shteti federal.

Të paktën tetë persona ishin ngjitur në vinç për të varur kurora me lule të ofruara nga pelegrinët.

Një video-dokumentar i transmetuar nga mediat indiane tregon momentin e përmbysjes së vinçit dhe skenat e panikut që pasuan.

Tre persona kanë humbur jetën menjëherë dhe një i plagosur ka përfunduar në spital mëngjesin e sotëm.

Operatori i vinçit është arrestuar dhe po merret në pyetje. Një zëdhënës i policisë ia atribuoi tragjedinë gabimit njerëzor, duke nënvizuar se operatori nuk i kushtoi vëmendje terrenit, duke bërë që automjeti të anonte dhe përfundimisht të përmbysej.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit