-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Wagner” në veri të Kosovës, Prishtina: Grafitet nxisin urrejtje dhe përçarje

Kryesoret

Grafite me emërtimin e grupit paramilitar rus “Wagner” janë vendosur në veri të Mitrovicës dhe në Zveçan. Lidhur me këtë, Policia e Kosovës ka deklaruar se merren me rastin. Sipas Policisë në veri të Mitrovicës, grafitet janë shkruar në mure të objekteve nga disa persona të panjohur.

“Mitrovicë veri, 22.01.2023 – NN. Është raportuar se në mure të objekteve nga persona deri më tani të panjohur janë shkruar mbishkrime me ngjyrë të kuqe ‘WAGNER’. Njësiti policor i hetimeve po merret me rastin, po ashtu është njoftuar edhe prokurori kujdestar. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.

Në Zveçan grafitet janë vendosur në tabelat e komunikacionit. “Zveçan, 22/23.01.2023 – NN. Është raportuar se në tabelat e komunikacionit nga persona deri më tani të panjohur janë shkruar mbishkrime ‘WAGNER’. Njësiti policor i hetimeve po merret me rastin, po ashtu është njoftuar edhe prokurori kujdestar. Rasti është duke u hetuar”, njofton Policia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit