Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në zonën e Fushë-Kuqes të Kurbinit.
Dy makina janë përplasur me njëra tjetrën, ku për pasojë ka humbur jetën një fëmijë dy vjeçar. Ndërsa prindërit e fëmijës kanë marrë lëndime të lehta.
Mësohet se familja e viktimës janë nga qyteti i Milotit. Sakaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes së rëndë.