-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Akuzohet për kontrabandë ilaçesh, arrestohet mjeku në Tiranë/ Emri

Kryesoret

Kosta Dhima me profesion mjek është arrestuar nga Krimi Ekonomik i Policisë së Tiranës , për kontrabandë ilaçesh mjekësore. Gjithashtu bëhet me dije se është proceduar penalisht edhe bashkëshortja e tij.

Në vijim të operacionit u sekuestruan ilaçe të kontrabanduara, me vlerë 30 000 euro.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e kontrabandës me mallra, pas një pune të mirëfilltë hetimore disamujore të ndjekur me metoda proaktive, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Barnat”.

Si rezultat i operacionit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. Dh., 59 vjeç, banues në Tiranë, si dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen M. Dh., 56 vjeçe, banuese në Tiranë (bashkëshortja e shtetasit K. Dh.)

Shtetasi K. Dh. dhe bashkëshortja e tij administronin një depo farmaceutike në rrugën “Mihal Duri”, në të cilën, gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi të konsiderueshme barnash, të dyshuara të kontrabanduara, të cilat arrijnë vlerën rreth 30 000 euro.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit