-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Drogë në shtëpi, arrestohet 47-vjeçari nga Tepelena

Kryesoret

Policia e Tepelenës ka arrestuar një 47-vjeçar pasi gjatë një kontrolli në banesën e tij u gjet lëndë narkotike kanabis. Sipas uniformave blu i arrestuar është shtetasi me inicialet G. H.

Njoftimi i policisë: 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin G. H., 47 vjeç, banues në fshatin Matohasanaj, Tepelenë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në banesën e tij, u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet në ngarkim të shtetasit G. H. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit