Pasditen e sotme në Rrugën e Arbrit janë përplasur automjeti me drejtues J. A. 34-vjeç me automjetin me drejtuese D. M. 38-vjeçe.
Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar të dy drejtuesit e automjeteve dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.