-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dosja! Lidhja me Ramën, darka dhe 225 mijë $! Si u korruptua zyrtari i FBI-së kundër PD-së

Kryesoret

Arrestimi i ish-zyrtarit të lartë të FBI-së në Amerikë Charles McGonigal dhe lidhjes së fortë me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama ka shkaktuar furtunë.

Washington Post” ka publikuar dosjen e plotë të hetimeve që çuan pas hekurave Charles McGonigal për shkak se ndihmoi oligarkun rus që ishte sanksionuar nga SHBA për t’i hequr masën, por edhe shumat që kishte marrë nja një ish-agjent shqiptar.

KLIKO KETU për të lexuar dosjen e plotë ku përfshihet kryeministri i Shqipërisë

Në dosje përmendet Kryeministri i Shqipërisë në 2017, që vijon që të jetë Edi Rama dhe dy persona të tjerë që referohen me inicialet “A” dhe “B” dhe që sipas Sali Berishës që i denoncoi sot janë ish-agjenti Agron Neza dhe këshilltari i Edi Ramës, Dorian Duçka.

Dosja jep me detaje të gjitha hetimet që janë kryer. Konkretisht në dosje thuhet se “pas udhëtimit të tij në Shqipëri në shtator, i pandehuri McGonigal mbajti një marrëdhënie të vazhdueshme me Kryeministrin e Shqipërisë (Edi Rama).

Më 20 nëntor 2017, i pandehuri McGonigal u takua me Kryeministrin e Shqipëria në Shqipëri. Në dhjetor 2017, McGonigal darkoi në Uashington, DC me Personin “A” dhe zyrtarë të qeverisë shqiptare dhe Kryeministrin.

Personi A ishte shtetas i natyralizuar i Shteteve të Bashkuara, i lindur në Shqipëri dhe i cili banonte në Nju Xhersi. Personi A kishte qenë punonjës i një agjencie të inteligjencës shqiptare dekada më parë” thuhet në dosje.

Në dosje thuhet se personi “A” i ka dhënë McGonigal pagesat 225 mijë dollarë. “Më 5 tetor 2017, jashtë një restoranti, në një makinë të parkuar në qytetin e Nju Jorkut, i pandehuri McGonigal mori afërsisht 80,000 dollarë para nga Personi A.

Në vjeshtën e vitit 2017, në rezidencën e Personit A në Nju Xhersi, i pandehuri Mc Gonigal mori dy herë para cash nga Personi A, në shumat prej rreth 80,000 dhe 65,000 dollarë”.

Opozita e drejtuar nga PD ka ngritur dhe një tjetër akuzë referuar dosjes që thekson se ish-zyrtari i FBI-së është vendosur në lëvizje për të goditur PD-në e drejtuar nga Lulzim Basha në 2017 lidhur me historinë e lobimit rus.

“Më 25 nëntor 2017, i pandehuri McGonigal informoi Departamentin E Drejtësisë për një hetim të ri penal të mundshëm që përfshin një amerikan i cili ishte regjistruar për të kryer lobim në Shtetet e Bashkuara në emër të një partie politike shqiptare, parti e ndryshme, (rivale) nga ajo në të cilën kryeministri ishte anëtar.

Një ditë më parë, ai kishte marrë informacion nga Personi “B” për lobistin amerikan”. Personi “A” që i dha shumat dhe “B” që e informoi për rastin e lobimit në dosje referohen si njerëz të afërt pranë kryeministrit të Shqipërisë.

Në akuzën e ngritur në Uashington flitet edhe për takimin e McGonigal me një biznesmen dhe politikan shqiptar. “Në shtator 2017, në Shqipëri, i pandehuri McGonigal u prezantua nga Personi A me një biznesmen dhe politikan shqiptar, i cili i tha të pandehurit McGonigal se donte që dikush të hetonte një komplot të dyshuar për të vrarë biznesmenin dhe politikanin shqiptar”.

Charles McGonigal përshkruhet si zyrtari më i lartë i FBI-së i arrestuar deri më sot dhe që dyshohet se është korruptuar me paratë e Tiranës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit