-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Plagosja në “Bllok”, reagon policia: E mbajtëm sekret për arsye hetimi

Kryesoret

Eder Dorzi është plagosur me thikë ditën e shtunë në Tiranë në një lokal në zonën e Bllokut. Ngjarja ndodhi në lokalin “De Charm” në zonën e Bllokut Tiranë.

Në lidhje me ngjarjen pas 3 ditësh ka reaguar polica me një sqarim duke deklaruar se ngjarja nuk është fshehur por për arsye hetimi nuk është bërë publike.

FOTO/ Ky është shënjestra që u qëllua me grushte dhe thikë në Bllok! E shkuara e errët

Sqarim

Në lidhje me një lajm të publikuar në media, për një shtetas të plagosur me mjet prerës, në një lokal, në rrugën “Vaso Pasha”, ju sqarojmë se ngjarja nuk është fshehur, por për arsye hetimi, me qëllim identifikimin e autorëve, nuk është bërë publike. Në lidhje me këtë ngjarje, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, është punuar intensivisht për identifikimin e autorëve. Në vijim të veprimeve për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 kanë shpallur në kërkim shtetasit M. H., 27 vjeç dhe E. H., 27 vjeç, pasi kanë goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin E. D., 40 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spitalin, nën kujdesin e mjekëve.

Ndërsa në lidhje me arrestimin e shtetasit I. H., ju informojnë se lajmi është pasqyruar në web-in zyrtar të Policisë së Shtetit, në raportin e datës 20 janar 2023, si më poshtë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin I. H., 61 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë një interviste për një televizion, ka paralajmëruar se do të hakmerret për prishjen e banesës së tij, në rrugën “5 Maji”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Sherr me grushte dhe thika në Bllok! Një i plagosur rëndë, por policia e fshehu

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit