-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Qëndrimi i Modric te Real Madrid i pasigurt, mund të largohet pas përfundimit të sezonit

Kryesoret

Kjo verë mund të jetë e madhe për Real Madridin me një numër lojtarësh që do t’u skadojnë kontratat pas përfundimit të sezonit.

Kontratat e tre prej futbollistëve kryesorë të skuadrës Karim Benzema, Toni Kroos dhe Luka Modric skadojnë më 30 qershor të këtij viti.

Raportohet se mund të ndodhë që asnjëri prej tyre të mos rinovojë kontratat.

Kroos është ende duke menduar për vendimin final, ndërsa Benzema thuhet se nuk është i sigurt nëse do të zgjasë kontratën me kampionët në fuqi të Spanjës dhe Evropës.

Atyre u është bashkuar edhe Modric, që sipas “Mundo Deportivo”, ai ka rezerva për nënshkrimin e një kontrate të re.

Kroati ka pasur një karrierë të bujshme te “Los Blancos”, por atij duket se tani po i lëkundet pozita e titullarit në formacion.

Real Madridi thuhet se është i “etur” për të nënshkruar me Jude Bellingham në verë dhe kështu, 37-vjeçari ka të ngjarë të ketë më pak rëndësi në skuadër në vazhdim.

Sipas mediumit spanjoll, Modric mund të vendosë të largohet nga “Santiago Bernabeu” pas përfundimit të sezonit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit