-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Suedia ‘shpërthen’ në protesta por ‘braktiset’ nga Finlanda!

Kryesoret

Ndonëse Suedia ka marrë një kthesë revolte sa i përket procesit të saj për anëtarësimit në NATO dhe ngërçin e vënë nga Turqia, Finlanda për herë të parë ka shqyrtuar mundësinë në Aleancën e Atlantikut të Veriut pa Stokholmin.

Finlanda ka thënë të martën për herë të parë se është duke shqyrtuar mundësinë e anëtarësimit në NATO, pa Suedinë, pasi Ankaraja mund t’i vë bllokadë kësaj të fundit.

Finlanda, e cila ndan një kufi prej 1.300 kilometrash me Rusinë  dhe Suedia, kanë aplikuar për t’u anëtarësuar në NATO vitin e kaluar, pas nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë, duke u dhënë fund politikave disavjeçare për mospërfshirje ushtarake.

Megjithatë, ai ka shtuar se është “shumë herët për të marrë qëndrime” dhe se aplikimi i përbashkët përbën “opsionin e parë”.

Ministri i Jashtëm suedez, Tobias Billstrom, u ka thënë mediave të martën se ai është “në kontakt me Finlandën, për të kuptuar saktësisht se çfarë po ndodh”.

Haavisto ka thënë më vonë, në një konferencë për media, se nuk dëshiron të “spekulojë” nëse Finlanda do të anëtarësohet e vetme, pasi “të dyja shtetet janë duke bërë përparim” dhe janë duke treguar përkushtim për anëtarësim të përbashkët.

Mirëpo, “natyrisht, diku në qoshe të mendjes, jemi duke menduar për botë të ndryshme ku disa shteteve do t’iu ndalohej përjetësisht anëtarësimi”, ka thënë ai.

Politikani danezo-suedez, i krahut të djathtë, Rasmus Paludan, i ka vënë flakën një kopjeje të Kuranit të shtunën, para Ambasadës së Turqisë në Stokholm, hap që ka zemëruar Ankaranë dhe shtetet myslimane në gjithë botën.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit