Është liruar nga paraburgimi ish-nënkryetari i bashkisë Lushnjë, Gentian Nushi.
Nushi bashkë me Leonard Sefën me detyrë Drejtor në Drejtorinë e Prokurimeve/Juridike, u vu në pranga disa muaj pas arrestimit të kryetarit të Bashkisë së Lushnjës, Fatos Tushe për abuzime dhe shkelje të barazisë në tendera.
Ashtu si Tushe dhe nënkryetari Nushi, së bashku me drejtorin e prokurime, akuzoheshin për shkelje të barazisë në tendera.
Gjithashtu, Nushi dhe Sefa kishin kryer veprime të kundërligjshme edhe gjatë tri procedurave të tjera prokurimi, të organizuara nga Ndërmarrja e Pasurisë Publike e Bashkisë Lushnjë.
Ish-nënkryetari i Bashkisë ka qenë i dënuar me 1.8 vite burg, por e ezauroi dënimin gjatë qëndrimit në paraburgim.