-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dhunohet gazetari dhe bashkëshortja e tij në Lezhë, ja kush janë agresorët, shpallen në kërkim (EMRAT)

Kryesoret

Gazetari lezhjan Elvis Hila është dhunuar ditën e sotme për shkak të detyrës. Pre e sulmit ka rënë edhe bashkëshortja e tij. Tashmë gazetari ka bërë kallëzimin në Polici dhe dy autorët, Paulin Përgjini dhe Indrit Ameri, janë shpallur në kërkim.

Sipas tij gjithçka lidhet me një lajm të publikuar ditën e sotme për një person që është dënuar në Lezhë me 1 vit burg për falsifikim dokumentesh.

NJOFTIMI I POLICISË

Lezhë: Goditen për shkak të detyrës një gazetar, shpallen në kërkim autorët e dyshuar. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë shpallën në kërkim shtetasit Indrit (E). Ameri 35 vjeç, banues në Pllanë dhe Paulin Përgjini. 32 vjeç, banues në Manati.

Këta shtetas, rreth orës 16:40, në qytet Lezhë, i kanë dalë përpara shtetasit E.H., 32 vjeç, banues në Lezhë, me profesion gazetar, si dhe e kanë dhunuar fizikisht bashkë me bashkëshorten e tij shtetasen B. H., e cila në ato momente ka ndërhyrë.

Nga veprimet e para hetimore të kryera, dyshohet se, këta shtetas e kanë dhunuar fizikisht gazetarin për shkak të detyrës. Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet intensive për lokalizimin dhe kapjen e tyre.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit