Dalin detajet e reja lidhur me tragjinë e ndodhur ditën e sotme në plazhin publik të Tales në Lezhë, ku mbetën të mbytura dy vajza të mitura nga Fushë-Kruja.
Ngjarja e rëndë ka ngritur sërish alarmin për gjendjen e sigurisë në plazhet publike të vendit.
Pavarësisht se bëhet fjalë për një segment mjaft të frekuentuar nga pushuesit gjatë sezonit veror, nga informacionet paraprake rezulton se në zonën ku ndodhi mbytja nuk ka pasur asnjë vrojtues plazhi në detyrë.









