-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dosja FBI/ Rama: Po, e kam takuar McGonigalin! Zero lidhje me hetimin

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama është shprehur mbrëmjen së mërkurës se fakti që ish-zyrtari i lartë i FBI-së McGonigal është nën hetim nuk ka asnjë lidhje me të ndërsa shtoi se në SHBA ka folur drejtësia për rastin.

Besoj që njerëzit normalisht duhet të jenë mësuar që këtu opinioni ndahet në një pjesë që beson me doemos atë që do të besojë dhe një pjesë tjetër që dëgjon edhe reflekton mbi faktet.

Kjo është një çështje, jo çështje, e hetuar nga drejtësia amerikane, që nuk nxjerr vendime për vrasje pa autorë apo vrasje nga pakujdesia kur vrasjet bëhen nga dritaret e institucioneve dhe nuk ia përton askujt.

Ka zero akuzë dhe zero lidhje mes çështjes që diskutohet dhe meje apo qeverisë së Shqipërisë. Përmendja e emrit nuk ka asnjë lidhje me hetimin që ka nxjerrë SHBA dhe nuk ka asnjë lidhje me këto që thoni ju, takove një zyrtar të lartë të FBI-së disa herë.

Po, e takova”. Kjo nuk përbën asnjë arsye për të nxjerrë konkluzione të reja. Kjo bëhet për zhurmë përballë një fakti të ri tronditës për 21 Janarin” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit