-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjiknuri: Rama nuk ka lidhje me dosjen e arrestimit të ish-zyrtarit të FBI-së

Kryesoret

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, komentoi akuzat e bëra nga opozita se kryeministri Edi Rama ka korruptuar ish-zyrtarin e lartë të FBI-së, Charles McGonigal, për ta nxitur të hetojë lobistin e një partia kundërshtare.

Ai i cilësoi akuzat si qesharake dhe të sajuara nga Sali Berisha, pasi nuk mundet që ky komplot botëror të jetë orkestruar nga zyra e kryeministrit Rama.

Në dritën e lajmeve që kanë dalë. Nisur nga faktet dhe cfarë kemi lexuar në atë dokument, që i thotë të gjitha për gjërat që ne na interesojnë. Kjo është një tymnajë e opozitës për të sfumuar këto ngjarje dhe fakte të reja që kanë dalë për 21 Janarin.

Gjithmonë ngrihet një alibi. Por nuk ka krim më të rëndë sesa vrasja e qytetarëve të pafajshëm të  21 Janarit. Mendoj që drejtësia amerikane e kanë zbardhur.

E para zyrtari në fjalë, shumë i lartë në SHBA, zyra më e rëndësishme e SHBA-së në Amerikë, në Nju Jork. Ai ka qenë njeri shumë i rëndësishëm dhe akuzohet për lidhje të tij me pagesa të një oligarku rus dhe nuk ka lidhje me ngjarjet e Shqipërisë. Ngjarjet nuk faktojnë krime dhe përfshirje të autoriteteve shqiptare.

Ai ka pasur një thyerje të etikës për mos deklarimin e kontakteve. Sa i përket atij të Nick Muzin, rasti i është nënshtruar drejtësisë amerikane dhe as nuk i ka hedhur poshtë që paratë e marra kanë origjinë ruse.

Ka dokumente zyrtare, që thuhet se PD ka përfituar para ruse, deri sa ky fakt u fut edhe në raportet e DASH, provë e faktuar. Kjo nuk ka lidhje me kontaktet apo episodet me zyrtarët shqiptarë. A ka lidhje se nuk i ka deklaruar ai, por për këtë nuk mund të bëhet me faj kryeministri i Shqipërisë.

Mos ngatërrojmë dosjen e provuar të Muzin me cështjet e përfitimit të tij nga oligarku rus. Lajmi ka rëndësi për Amerikën dhe jo me gjëra të Shqipërisë. Mos na dilni të bëni historitë qesharake të Sali Berishës, i njohur i tij që ka lidh çështjet me Nick Muzin. Kjo po bëhet për të sfmuar 21 Janarin” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit