-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Meta: Dorëheqja e Ramës veprim i detyruar dhe i pashmangshëm!

Kryesoret

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta me anë të një video të postuar në Facebook ka bërë thirrje për largimin e Kryeministrit Rama nga qeveria, duke e cilësuar dorëheqjen e tij si një veprim të detyruar dhe të pashmangshëm.

Meta shkroi se niveli i inkriminimit, kompromentimit dhe korruptimit të postit të Kryeministrit është skandaloz dhe i paimagjinueshëm.

“Dorëheqja e Edi Ramës është një veprim i detyruar dhe i pashmangshëm. Niveli i inkriminimit, kompromentimit dhe korruptimit të postit të Kryeministrit është skandaloz dhe i paimagjinueshëm. Edi Rama nëpërmjet korruptimit është përpjekur të përdorë marrëdhëniet dhe komunikimin me zyrtarë të lartë të SHBA-së për të goditur opozitën, për të zhbërë shtetin ligjor dhe për të siguruar fitime korruptive për veten dhe bashkëpunëtorët e tij. Edi Rama është i provuar botërisht se me paratë e korrupsionit ka financuar trafikun e influencës dhe ka shfrytëzuar postin e tij për të mbajtur në mënyrë të paligjshme dhe mafioze pushtetin”, tha Meta në videon e postuar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit