-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Afera e inceneratorëve/ Kryemadhi i përgjigjet Veliajt: Hajduti ordiner i Tiranës shfajësohet si skuth!

Kryesoret

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi i është përgjigjur deklaratave të Erion Veliajt të bëra ditën e sotme në lidhje me inceneratorin e Tiranës.

Përmes rrjeteve sociale, Kryemadhi shprehet se “Hajduti ordiner i Tiranës” që bën si inoçent ka paguar 54 milionë euro për depozitim mbetjesh, ku kontrata parashikon komplet tjetër gjë.

Hajduti ordiner i Tiranës që bën si inoçent ka paguar 54 milionë euro për depozitim mbetjesh, ku kontrata parashikon komplet tjetër gjë. E di ai këtë, se ka hedhur firmën vetë, ndaj bën sot si skuth duke ja hedhur fajin të tjerëve. Ka kaluar 1/3 e periudhës koncesionare, po në këto 7 vjet me lekët e shqiptarëve janë paguar kompani me pronarë të panjohur, ndërsa mbetjet në inceneratorin e Tiranës groposen mjerisht pa u përpunuar, tek gropa ku ndërroi jetë Ardit Gjoklaj. Ja ku e keni me video se si hajduti ordiner i Tiranës përveçse ju vjedh, edhe ju tall me diferencimin e mbetjeve. Erioni i plehrave në 14 Maj dorëzon çelësat e bashkisë dhe do t’i përgjigjet një për një drejtësisë!”, shprehet deputetja e PL-së, Monika Kryemadhi, ndërsa risjell pamjet e asaj ç’po ndodh në landifillin e Tiranës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit