-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bullgaria tërheq ambasadorin e saj nga Shkupi

Kryesoret

Bullgaria do të tërheqë ambasadorin e saj nga Shkupi, dhe do të ndërpresë të gjitha projektet e përbashkëta ndërshtetërore me Maqedoninë e Veriut.

Kjo është bërë e ditur nga ministri i Jashtëm bullgar, Nikolai Milkov, pas një seance në Komisionin Parlamentar për Punë të Jashtme të Bullgarisë, ku është diskutuar për tensionet e fundit me Maqedoninë e Veriut, pas sulmit fizik ndaj Hristijan Pendikovit – përfaqësuesit të një klubi bullgar në qytetin e Ohrit.

Sulmi ndaj tij ka ndodhur më 19 janar, por hetimet ende nuk kanë përcaktuar nëse ai është sulmuar për shkak të mosmarrëveshjeve personale, apo për shkak të shtetësisë së tij bullgare.

Për rast po hetohen katër persona.

“Të gjithë jemi të mendimit se gjërat nuk mund të vazhdojnë siç kanë qenë. Kjo që po ndodh nuk është qasje produktive. Duhet të bëhet e qartë se gjërat kanë ndryshuar. Gjërat nuk do të vazhdojnë, ne do të shqyrtojmë më shumë komponentë dhe elemente të bashkëpunimit tonë dypalësh me këtë shtetin tonë fqinj”, ka deklaruar shefi i diplomacisë bullgare, Nikolai Milkov.

Dellçev njihet si personalitet nga periudha e vitit 1900, identitetin e të cilit e pretendojnë si Sofja ashtu edhe Shkupi.

Reagimi i shefit të diplomacisë bullgare vjen pas një paralajmërimi të presidentit maqedonas, Stevo Pendarovski, se më 4 shkurt, në Shkup do të udhëtojë një grup i bullgarëve, përfshirë edhe politikanë, për të marrë pjesë në shënimin e ditëlindjes së Dellçevit./rel

 

 

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit