-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mali i Zi/ Prokuroria fillon hetime ndaj ish-presidentit Gjukanoviç, shkak një intervistë

Kryesoret

Prokuroria e Lartë e Shtetit në Podgoricë ka filluar hetimet të premten lidhur me një intervistë të ish-presidentit të Malit të Zi dhe ish-kryetarit të Partisë Demokratike të Socialistëve, Milo Gjukanoviç. Pasi të bëhet një analizë e hollësishme, prokuroria tha se do të ndërmarrë veprime të mëtejshme nëse do të konstatojë vepra të mundshme penale.

“Prokuroria i ka dhënë urdhër Drejtorisë së Policisë për marrjen dhe dorëzimin e intervistës nga portali ‘Antena M’ pranë kësaj prokurorie në formë elektronike dhe pas një analize të detajuar të intervistës do të ndërmerren masa dhe veprime të tjera nëse është e nevojshme” , thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Në një intervistë për median e njohur malazeze “Antena M”, ish-presidenti i Malit të Zi paralajmëroi për atmosferën e rënduar të kohëve të fundit në Malin e Zi.

“Revanshizmi është vetëm një emër politik për hakmarrjen. Kjo do të thotë se nuk ka vetëdije, se duhet të vihet një vijë ndarëse në praktikën malazeze të hakmarrjes. Ai që po bën këtë tani, nuk e kupton se tashmë ka nisur një faqe të re hakmarrjesh në Malin e Zi”, tha zoti Gjukanoviç në intervistën në fjalë.

Reagimi i ish-presidentit Gjukanoviç u bë pas arrestimit të zyrtarëve malazezë. Ai mbështeti peticionin dërguar Prokurorisë së Posaçme, ku kërkohej që ish-Prokurori i Posaçëm Milivoje Katniç të lejohej të hetohej në gjendje të lirë.

Zoti Katniç u arrestua më 14 prill, me kërkesë të Prokurorisë Posaçme, e cila e akuzon për shpërdorim detyre dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale. Atij i është dhënë masa e paraburgimit për një muaj.

Po atë ditë u arrestua ish-ndihmës drejtori i policisë Zoran Lazoviç dhe tri ditë më vonë edhe Jelena Peroviç, drejtoreshë e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit./VOA

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit