-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dënohet me vdekje gruaja shtatzënë në Iran, dogji foton e liderit islamik

Kryesoret

Autoritetet iraniane kanë dënuar me vdekje një grua shtatzënë pasi i vuri zjarrin një fotografie të themeluesit të Republikës Islamike të Iranit, Ruhollah Khomeini.

Lajmi u bë me dije nga transmetuesi arab “Al Arabiya” sipas të cilit gruaja rrezikon një ekzekutim të afërt.

Nga ana e tij, Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut bëri thirrje për veprim urgjent për të kundërshtuar vendimin.

Në fillim të janarit, gjyqësori iranian dënoi me vdekje një djalë 18-vjeçar i akuzuar se kishte drejtuar trazirat në Iranin verior, në qytetin Nushahr.

Dënimi i ri erdhi disa ditë pas dënimit të dhënë kundër Mehdi Mohammadi Fard dhe Mohammad Boroghani, të rinj të moshës 18 dhe 19 vjeç të arrestuar në kuadër të protestave të vazhdueshme që kanë karakterizuar vendin që nga 17 shtatori, të cilat shpërthyen pas vdekjes së Mahsa Amini.

Më 9 janar, 3 persona të tjerë u dënuan me akuzat për vrasjen e tre anëtarëve të forcave të sigurisë gjatë protestave, duke e çuar numrin total të individëve të dënuar me vdekje në lidhje me mobilizimin e dhunshëm në 17.

Muajin e kaluar 23-vjeçari Majidreza Rahnavardu var në publik pasi u dënua nga një gjykatë në Mashhad.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit