Një person ka mbetur i plagosur me thikë pasditen e sotme në Shkodër. Mësohet se i plagosur ka mbetur shtetasi Bledar Troshani.
Ky i fundit është dërguar në spital ku po merr trajtim mjekësor. Ngjarja ndodhi në qendër të Shkodrës në zonën e Parrucës.
Nuk dihen ende rrethanat e plagosjes së Troshanit, teksa autori është larguar nga vendngjarja. Policia ka nisur hetimet për identifikimin e autorit.