-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Flutura Açka i “këndon” Ramës: Lol, o xhan dil nga vrima, fol në mejdan

Kryesoret

Deputetja e PD-së Flutura Açka i ka kushtuar disa vargje dosjes së Edi Ramës për aferën me çështjen “McGonigal” ku shfaqet dhe emri i kryeministrit Edi Rama.

Duke iu drejtuar si “Lol”, Açka i kërkon që të mos fshihet, por të shkojë në Kuvend dhe të japë shpjegime.

“Amerika na çoi kartë

Lol, o xhan, të griu tënja

ha e ha e t’u kalb rrënja.

Dil nga vrima, fol në mejdan,

trimat nga dhjakësit kjo i ndan.

Dil në dritare fol me të tutë

iu mek zëri, kanë veshur futë.

Mendo, o xhan, zonjat me naze,

në lot u zgjuan e me maraze.

Mendo për shokë e solidarë,

paratë në thasë e pyka nē garë.

Patrinazhistë po qajnë me kujë,

po ike ti, anija fut ujë.

Dil në shesh, dritare në daç,

ti që mavi vesh kuç e maç.

Folna një fjalë e gënje prapë,

satelit e yje dhe ujë të thatë.

Me top e potere grive dhe fole,

erdh ora, lol, të korrësh ç’na mbolle.

Kush trim me fatet e vendit loz,

Hyn ditës shul, del natës lloz” shkruan ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit