Zbardhen detaje të reja nga operacioni i SPAK-ut me autoritetet italiane që goditën një grup kriminal që trafikonte kokainë nga Shqipëria përtej Adriatikut.
Nga 21 persona nën akuzë në Shqipëri, 15 janë arrestuar, njëri është në arrest shtëpi dhe të tjerët janë në kërkim. Tre drejtuesit e grupit kriminal janë shqiptarë. Hetimet për këtë grup kishin disa vite që vijonin.
Madje, mësohet se ish-zëvendësministrja Rovena Voda e cila u dënua për korrupsion me 15 muaj burg u përgjua si pasojë e operacionit që u finalizua sot.
Ajo ka biseduar për punësimet në ministri me Florida Beun, që rezulton se është motra e njërit prej trafikantëve. Makina e Beut ka qenë në përgjim ambiental.
Rovena Voda u vu në pranga pasi mori ryshfet për të punësuar një person në ministri. Voda u dënua me 1 vit e 3 muaj burgim, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, ish-zv. ministrja vuajti dënimin me 10 muaj në qeli, i cili u shua që në korrik.
EMRAT/ Tre “kokat” me bazë në Durrës! SPAK dhe Italia godasin bandën me 4 mln Euro