Seanca e Kuvendit të Shqipërisë ka nisur me debate të forta. Kryetari i grupit të PD-së, Enkelejd Alibeaj kërkoi që Edi Rama të ishte i pranishëm dhe të jepte shpjegime për dosjen e FBI-së që po hetohet në SHBA.
“Edi Rama sot duhet të jetë prezent. I pranishëm. Ajo karrige nuk duhet të rrijë bosh. Ne nuk mund të bëjmë sikur nuk ka ndodhur asgjë, kur e gjithë Shqipëria dhe bota, por gumëzhin. Ai njeri është strumbullari.
Rama duhet të japë shpjegime në parlament. Është i detyruar” tha ai. Më pas e mori fjalën Sali Berisha që shkoi në foltore bashkë me deputetët e grupit dhe kërkoi ndryshimin e rendit të ditës dhe zhvillimin e një mocioni me debat me kryeministrin që të shpjegohet për lidhjen me McGonigal.
“Sot nuk mund të ketë këtu në parlament debat tjetër përveç këtij debati. Shqiptarët të marrin vesh të vërtetën. Edi Rama të vijë këtu ose të japë dorëheqjen dhe të shkojë në SHBA. Cfarë kërkoni që të ndodhë më shumë se kaq?
A e dini ju kush është McGonigal që i çuat ju paratë e oligarkut rus, Deripaska, i ka tentakulat në të gjithë sektorët e ekonomisë shqiptare. Damiani juaj është zëdhënës kryesor i interesave ruse në Shqipëri” tha Berisha.