Partia Socialiste ka rrëzuar kërkesën e grupit të Sali Berishës që të ndryshojë rendi i ditës dhe të zhvillohet mocion me kryeministrin Edi Rama për dosjen e FBI-së.
“Respektimi i rregullores duhet të jetë cështje themelore. Sa i përket kërkesës që u prezantua me dhunë. Kërkesa është e pabazuar në rregullore.
Kjo është farsë politiko-mediatike për të shmangur vëmendjen nga loja ruse në PD dhe vjen në këtë moment për të shmangur vëmendjen nga faktet e reja që kanë dalë për 21 Janarin.
Cështja që i referohet “non grata” i madh i SHBA-së, po hetohet nga drejtësia amerikane, ka një të akuzuar për mos deklarim dhe konflikt interesi në raport me mikun shqiptaro-amerikan. Një mik edhe i zotit Berisha se vijnë nga e njëjta zonë.
Drejtësia amerikane ka zero akuza qoftë ndaj kryeministrit Rama apo ndonjë anëtari të qeverisë. Përmendeja e emrit të kryeministrit nuk ka lidhje me përfundimin e hetimeve, që ka akuzuar vetëm zotin McGonigal. Propozoj rrëzimin e kësaj kërkese me votë” tha Balla.
Por Sali Berisha nuk tërhiqet nga bllokimi i foltores së Kuvendit. “Turp të keni, nuk shpëtoni dot ju nga kjo. Turp të keni që mbroni Deripaskën” tha Berisha.
LIVE-Dosja e FBI, Berisha bllokon foltoren, Alibeaj kërkon Ramën: Eja jep shpjegimet