-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përmbytjet në veri: Lumi Drin dhe Mat në nivel normal

Kryesoret

Vendi ynë prej ditësh u përfshi nga reshje të dendura shiu të cilat krijuan në disa zona përmbytje.

Sot Emergjencat Civile në Lezhë kanë bërë një përshkrim të situatës në terren në këtë qark, mësohet se në territorin e Lezhës nuk ka pasur reshje shiu gjatë natës, ndërsa kuotat lumit Drin, Mat janë në nivel normal.

SITUATA NË QARKUN LEZHË

Në territorin e Qarkut Lezhë, gjatë natës deri tani, nuk ka patur rreshje shiu.
Kuotat lumit Drin, Mat janë në nivel normal.
Me kapacitet të plotë hidrovorët e mëposhtëm.
Hidrovori Balldre kuota -1.8 m (-1.5 m ) kuota kritike.
Hidorvori Tale kuota – 0.6 m nga (- 1.0 ) m kuota kritike.
Hidrovoret e tjerë punojnë për ruajtjen e kuotave, herë pas here.
Nga strukturat e MC të bashkisë Kurbin nuk raportohen probleme.
Nga strukturat e MC të bashkisë Lezhë, raportohet:
Në ish kënetën e Torovicës, njësia administrative Balldren, vazhdon të kemi të përmbytur akualisht rreth 20 ha.
Në total si qark kemi rreth 20 ha tokë bujqësore të përmbytur.
Nga strukturat e MC të bashkisë Mirditë, nuk raportohen probleme.
Probleme të furnizimit me energji elektrike dhe ujë të pishëm nuk raportohen.
Akse rrugore të bllokuara nuk raportohen.
Gjendja e digave të ujëmbledhësave është nën monitorim të vazhdueshëm nga strukturat e MC të bashkive, deri tani nuk raportohen problem.
Ne zbatim të detyrave të deleguara nga Prefekti i Qarkut Lezhë situata është nën monitorim të vazhdueshëm.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit