Gjykata e Lezhës ka vendosur të lërë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për 40-vjeçarin Besnik Koldreu, i dyshuar për përkrahje të autorëve në vrasjen e çiftit Kreshnik dhe Gentjana Mujeci në Balldren.
I dyshuari ka kundërshtuar akuzat, duke deklaruar se jeton dhe punon në Mal të Zi dhe se nuk ka lidhje me automjetin e përdorur në ngjarje, i gjetur i fshehur pranë familjarëve të tij në Torovicë.
Gjykata vlerësoi se provat e Prokurorisë janë të mjaftueshme në këtë fazë dhe la në fuqi masën e arrestit për veprën “përkrahje e autorit të krimit”.
Koldreu është ndaluar në Ulqin pas shpalljes në kërkim, ndërsa autorët kryesorë të vrasjes vijojnë të jenë në arrati. Ngjarja ka ndodhur më 26 prill në aksin Balldre–Torovicë dhe dyshohet të ketë motive hakmarrjeje.









