Deputeti i PD, Agron Gjekmarkaj që është kundër Sali Berishës dhe shpesh herë ka kundërshtuar vendimet e grupit të drejtuar nga Enkelejd Alibeaj ka komentuar nismën për shkarkimin e Lindita Nikollës.
“Bie dakort me zotin Salianji! Nisma individuale per shkarkimin e Zonjes Nikolla është e pakonsultuar me grupin e PD.
Kjo bëhet për të spostuar vemendjen në renditjen e temave politike dhe për ndonjë qokë brënda në PS.
Nese ne do kishim votat per të hequr Nikollen nuk “shtiem” në ajer shkarkojmë Ramen dhe e mbyllim çeshtjen e pushtetit. Kesisoj i kursejme vendit edhe revolucionin” shkruan ai.