Kandidati i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka dëgjuar shqetësimet e banorëve në takimin që zhvilloi në njësinë nr.9 në Tiranë.
Selia e PD-së, thotë se mungesa e hapësirave publike, si në çdo takim të kandidatit për Tiranën, Belind Këlliçi ka qenë një ankesë që përsëritet vazhdimisht nga qytetarët.
“Mungesa e hapësirave të gjelbra, problemet me transportin, ndotja e ajrit dhe shpërdorimi i taksave nga administrata e Bashkisë së Tiranës kanë qenë pjesë e ankesave të banorëve të njësisë nr.9.
Dëgjimi i tyre është edhe qëllimi i turit të kandidatit të Partisë Demokratike për Tiranën, Belind Këlliçi” njofton zyra e PD-së.