Deputeti i grupit parlamentar të PD-së Ervin Salianji, në një deklaratë për mediat tha se ka dorëzuar në SPAK kërkesë për nisjen e hetimeve ndaj kryeministrit Edi Rama për çështjen McGonigal.
“Të gjitha mediat ndërkombëtare e kanë pasur në faqe të parë dhe lajm të parë Shqipërinë, si një vend i cili ka tentuar të korruptojë në këtë rast.
Unë smund të bëj dot as prokurorin, as akuzatorin, por moralisht mendoj se nuk ka asnjë çështje më të rëndësishme. Nuk ka asnjë reagim nga institucionet shtetërore.
Për këtë arsye sot si deputet i kam dërguar këto shkresa SPAK-ut, SHISH dhe Ministrisë së Brendshme, Policisë dhe Agjencisë së Inteligjencës së Min së Brendshme”, tha Salianji.