Deputeti Flamur Noka ka depozituar sot në KQZ emrat e anëtarëve të KZAZ-ve për zgjedhjet lokale të 14 Majit. Noka përfaqëson grupin e Sali Berishës, por KQZ nuk e njeh.
I pyetur nga mediat, pak ditë më parë kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi tha se zyrtarisht njeh si përfaqësues të PD-së në këtë institucion ekspertët e caktuar nga grupi i drejtuar nga Enkelejd Alibeaj.
Për të sqaruar ngërçin, Celibashi tha se do i drejtohet gjykatës për të mësuar kush është kreu i PD-së. Por në gjykatë vijon që të jetë kryetar ende Lulzim Basha.
Shkalla e parë nuk ka regjistruar vendimin që njohu Sali Berishën dhe dosja vijon që të jetë në Apel.