Konfiskohen 5 ambiente (4 banesa dhe 1 aktivitet tregtar) dhe 4710 m2 sipërfaqe toke në Elbasan dhe në Pogradec, si rezultat i hetimeve të thelluara në kuadër të operacionit policor të koduar “Golden Bullet”. Hetimet e thelluara u zhvilluan nga Drejtoria Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me Elbasanin, nën drejtimin e SPAK-ut.
Pasuritë e konfiskuara, në pronësi të Florenc Çapjas që është në kërkim ndërkombëtar për vrasje të dyfishtë dhe në pronësi të familjarëve të tij. Ai është në kërkim për vrasjen e babë e bir, Nezir dhe Gentian Beqiri. Pozitën e tij e rëndoi akoma më shuëm dëshmia e Nuredin Dumanit në kuadër të operacionit “Golden Bullet”.
U konfiskuan;
-Pasuri e llojit arë, me sipërfaqe 500 m2, në Udënisht, Pogradec;
-Pasuri e llojit truall me sipërfaqe 36.2 m2 dhe ndërtesë me sipërfaqe 25.73 m2, në lagen “Emin Matraxhiu”, Elbasan;
-Pasuri e llojit arë+truall+ndërtesë, me sipërfaqe totale 1756 m2, truall me sipërfaqe 450 m2 dhe sipërfaqe ndërtese 214 m2;
-Pasuri e llojit godinë banimi, me sipërfaqe trualli 498.8 m2 dhe sipërfaqe ndërtese 293.8 m2, në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan;
-Pasuri e llojit truall+ndërtesë, me sipërfaqe totale 360 m2 dhe sipërfaqe ndërtese 120 m2, në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan;
-Pasuri e llojit arë, me sipërfaqe totale 720 m2, në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan;
-Pasuri e llojit arë, me sipërfaqe totale 764 m2, në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan;
-Pasuri e llojit arë, me sipërfaqe totale 1380 m2, në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan;
-Subjekt me aktivitet lavazh dhe bar-kafe, në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan.