-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha thirrje SHBA-së: Hetoni lidhjen Rama-McGonigal kundër PD-së

Kryesoret

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i kërkoi FBI-së dhe drejtësisë amerikane që të hetojnë lidhjen e Edi Ramës me ish-zyrtarin e lartë McGonigal. “Tirana po zien, një revoltë e thellë ka përfshirë dhe po përfshin qytetarët e Tiranës dhe Shqipërisë.

Një revoltë e cila, pa diskutim do shpërthejë me fuqinë më të madhe politike dhe qytetare për largimin me urgjencë nga skena politike, de facto kryeministrit më të korruptuar të planetit, i cili, ia ka mbathur.

Është zhdukur prej 48 orësh. Ka fluturuar me Ismailin apo jo, këtë nuk kemi asnjë lajm. Është nisur te padrino i tij, Xhorxh Soros për të kërkuar ndihmë, apo gjetiu, nuk kemi asnjë lajm. Sepse në kodin e mafies, lajmet nuk pipëtijnë” tha ai.

Ish-kryeministri deklaroi se McGonigal kreu akte kundër opozitës demokratike të një vendi, me qëllimin makabër të marrjes peng të kreut të saj

“Por, ajo që ka revoltuar në shkallë ekstreme qytetarët shqiptarë, është fakti se Edi Rama ka arritur me fuqinë e tij korruptive të shndërrojë në mburojë korrupsionin ndërkombëtar, në mburojë të pushtetit të tij të korruptuar.

Unë kam denoncuar këtu para jush këtë fenomen, ndër më të rrezikshmit, këtë pasojë, këtë fenomen, i cili arrin në formën më kulmore në rastin e regjimit të Edi Ramës.

Paguhet njeriu më i besuar i FBI-së për të sulmuar, për të ndërmarrë veprime, akte kundër opozitës demokratike të një vendi, me qëllimin makabër të marrjes peng të kreut të saj.

Kur një akt i tillë kryhet ndaj një zyrtari të atij niveli të një vendi të lirë, përbën krimin më të shëmtuar, të cilët nuk mund të veprojnë kurrë ndaj një vendi tjetër të lirë” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit