-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Si u shmang trafiku me peshkarexhë i drogës nga Spanja, Holanda, Belgjika e Shqipëria drejt Italisë!

Kryesoret

Janë të paktën mbi 8 raste që grupi i drejtuar nga Breniol Liço, Gernard Liço dhe Emirjan Beu, kanë trafikuar drogë nga Shqipëria në drejtim të Italisë.

“Ora Neës” mëson se këto raste nuk janë episodet e vetme, të dokumentuara nga SPAK dhe prokuroria Italiane, pasi ekzistojnë raste të tjera që grupi i drejtuar nga tre personat e mësipërm, arrinte të fuste drogën në Itali, përmes Holandës, Belgjikës dhe Spanjës.

Kryesisht nga këto tre shtete futej në Itali sasia e kokainës, ndërsa heroina, hashashi dhe disa kilogramë kokainë, është futur nga Shqipëri.

Në dosjen e SPAK, thuhet se në një rast grupi kriminal i drejtuar prej nipave të L.H, ka tentuar të trafikojë drogë në Itali, duke përdorur anijet peshkarexha, që ata kishin në funksion të kompanive të peshkimit që zotërojnë në qytetin e Durrësit.

Por drejtuesit e grupit, janë tërhequr nga kjo tentativë pasi nuk e kanë parë të sigurt shkëmbimin e drogës në mes të detit përmes peshkarexhave.

Nisur nga kjo situatë është faktuar se përmes trailerave dhe makinave të vogla, grupi ka çuar në të paktën mbi 8 raste drogën në Itali.

Përmes përgjimeve ambientale, telefonike dhe ndjekjes në teren, SPAK dhe prokuroria italiane, ka grumbulluar prova dhe fakte që tregojnë implikimin e 15 personave në trafikun e drogës dhe 5 të tjerëve që tashmë janë shpallur në kërkim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit