-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vëllai ishte syri i kamerave! Kush është “Rrumi” që “komandon” Shijakun?

Kryesoret

Paraditen e sotme në Durrës, Krujë edhe Shijak janë çmontuar kamerat e grupeve kriminale të vendosura në ambiente publike për të kontrolluar territorin dhe kundërshtarët. Në këto tre qytete janë evidentuara 47 kamera të vendosura në kundërshtim me ligjin.

Nën hetim për ndërhyrje të padrejta në jetën private të tjerëve, janë marrë 8 persona nga këta, 2 në Durrës, përkatësisht Plarent Dervishaj dhe Dejvid Karaboja dhe 6 në Shijak; Albert Muharremi vëllai i atij që njihet si “Rrumi i Shijakut”, Xhulio Vora, Astrit Balliu (Avdyli), Jasin Kala (Avdyli), Altin Avdyli dhe Sajmir Gjepali.

Por kush është “Rrumi” i Shijakut?

Pëllumb Muharremi ishte një nga personat që mbeti i plagosur në atentatin e 2019-tës tek mbikalimi i Shkozetit.

Ai mban disa identitete dhe është dyshuar për ngjarje të ndryshme kriminale në Durrës dhe jo vetëm. Por ai lëvizte i lirë pasi akuzat ndaj tij nuk u provuan kurrë.

I skeduar disa herë për ngjarje të rënda kriminale Aleksandër Laho që mban edhe identitetin e Pëllumb Muharremit, nuk është një emër i panjohur për policinë.

Muharremi u akuzua sëbashku me dy persona të tjerë si një ndër autorët e përfshirë në konfliktin për pronat te Gjiri i Lalzit, ku do te investonte biznesmeni libanez Fadi Mitri.

Por u lirua nga gjykata e Apelit në vitin 2016 pasi nuk u provuan akuzat.

Pëllumb Muharremi (Rrumi) u hetua edhe për rrahjen e një avokati në Durrës ngjarje e ndodhur një vit më parë.

Por në të dy rastet ai mundi t’i shpëtojë drejtësisë pasi nuk u siguruan prova për implikimin e tij. Vitin e kaluar u shpall në kërkim me akuzën se urdhëroi rrëmbimin e dy vëllezërve Beqiri që më pas u bënë bashkëpunëtorë të drejtësisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit