-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha akuza dhe ironi, Suli e sfidon: Eja kandido në Kamzë, që të poshtëroj

Kryesoret

Kryetari i bashkisë së Kamzës, Rakip Suli ka reaguar duke iu përgjigjur ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili dje hodhi akuza për socialistin duke thënë se është i papërmbajtur në vjedhjet që bën. Berisha tha se Suli ka prishur shkolla edhe pse ka qenë në gjendje shumë të mirë vetëm për të vjedhur.

Gjithashtu kryetari i PD-së e ironizoi duke thënë se edhe kur shkonte në fshat në Dibër, banorët numëronin sa kuaj mungonin. Sot, Rakip Suli e ka sfiduar duke e ftuar që të kandidojë vetë në Kamëz për ta parë si do të dalë në fund të betejës.

“Sali! Nuk di pse erdhe në Kamëz përsëri shpërtheve me mllef duke çliruar gjirizin e pistë të psikikës tënde të sëmurë. Dua të të ftoj të kandidosh vetë në Kamëz e ta shikoni se çfare rezultati poshtrues do marrësh.

Do të të krijoja kushte që me karrocë për të moshuarit të vije dhe të vizitoje objektet arsimore që janë bërë në Kamëz, të shikoje cilësinë dhe kushtet e fëmijëve në shkolla kopshte e çerdhe dhe ta krahasoje me modelin tënd më të shëmtuar 30 vjeçar.

Ka mbi 30 vjet që vjen në Kamëz vetëm për mitingje. Në vetëm 3 vite Kryeministri Edi Rama ka ardhur plot 28 herë për të parë kantierët e puneve publike në këtë Bashki.

Sali! Unë kam respekt për të gjithë refugjatët që sakrifikojnë për vete e familjet e tyre. Dua të them se unë asnjë ditë nuk kam qenë refugjat as në Greqi dhe askund tjetër. Gjithçka e kam arritur vetëm me punë dhe ndershmëri dhe jo me poste e pushtet si ju. Ta cilësoj që jam krenar për veten dhe familjen time. Shihemi në 14 Maj” shkruan ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit