-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Ngrihuni! Rama korruptoi agjentin e FBI-së për të asgjësuar PD-në

Kryesoret

Nga Mati ku mori pjesë në 32 vjetorin e themelimit të PD-së, Sali Berisha sulmoi sërish Edi Ramën për dosjen e FBI-së, ku i ka dalë emri për takimet me ish-zyrtarin e lartë.  Ish-kryeministri tha se Edi Rama synoi të “na asgjësonte, por sot, ne jemi më të fortë se kurrë. Jemi më të fuqishëm se kurrë”.

“Më 11 dhjetor të vitit 1990, në plenumin e hoxhistëve, një njeri do ngrihej me klithma shtazore për t’u futur tanket studentëve, dhe ky njeri, armik i egër i pluralizmit, ishte daja e Edi Ramës apo babë Koleka siç e thërriste Edi në atë kohë Spiro Kolekën.

32 vite më vonë, Edi Rama, pasaardhës i babait që firmosi varjen në litar të poetit Havzi Nela, ka vendosur dhe mendon të finalizojë veprën e tyre kriminale: asgjësimin e opozitës shqiptare.

Edi Rama, sot kryeministri më i korruptuar i planetit, ka përdorur të gjitha mjetet për të marrë peng opozitën. Ka përdorur agjenturë ruse, ka përdorur diplomatë të korruptuar, ka përdorur një monstër siç është Xhorxh Sorosi, për asgjësimin e PD-së.

Por sot, ne jemi më të fortë se kurrë. Jemi më të fuqishëm se kurrë. Forca qëndron në idealet tona, janë idealet tona, idealet e lirisë, e drejtësisë shoqërore, e interesit kombëtar. Ato janë të përjetshme sa ç’janë kombet të përjetshme. Ato do jetojnë aq sa do jetojë kombi shqiptar. PD do mbetet besnike e përjetshme e tyre” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit