-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dalin pamje të reja për njeriun e Vis Martinajt/ Si u ekzekutua ish-polici Santiago Malko

Kryesoret

Në seancën e djeshme të zhvilluar në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në procesin ndaj Ilir Selmanajt dhe Elvis Gacaj u shfaqën pamjet filmike të momentit të vrasjes së Santiago Malkos.

Pamjet e reja filmike tregonin lëvizjet e viktimës dhe të autorëve të dyshuar, dhe se si ndiqet Malko derisa ekzekutohet në rrugën “Xhanfize Keko”.

Pamjet janë të kamerës së sigurisë së një lavazhi në rrugën “Xhanfize Keko” ku makina e autorëve të dyshuar ndalon te dera e këtij biznesi.

Automjeti qëndron në pritje pak sekonda dhe kur makina e drejtuar nga Malko është paralel me të, autorët e qëllojnë me breshëri kallashnikovi.

Nga ajo që duket brenda dosjes, autorët kanë qëlluar nga brenda makinës dhe më pas janë larguar me shpejtësi. Ndërsa makina e viktimës, ecën për disa metra dhe përplaset me disa kazanë plehrash.

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar ka dënuar me 25 vite burg Bledi Tetën për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, ngjarje e ndodhur në gusht të vitit 2019.

Teta u gjet fajtor nga trupa gjykuese si pjesëmarrës në ekzekutimin e Malkos mbrëmjen e 27 gushtit në rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë.

Për vrasjen e Malkos, prokuroria akuzon 8 persona, ku në krye të grupit janë dy vëllezërit Duka, Leonardi dhe Erlisi.

Klani Duka, i akuzuar për vrasjen përbëhet nga: Leonard Duka, Erlis Duka, Ilir Selmani, Oltian Loga, Ervis Metani, Fatmir Hyseni, Dritan Agaj, Aleksandër Maxhaku dhe Xhoni Nica. Por, në pranga është vënë vetëm Teta dhe Ilir Selmani.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit