Çmontohen 39 kamera të vendosura në qytetin e Korçës dhe Pogradecit në kuadër të operacionit të koduar “Fijet”. Nëntë persona, shtatë në Korçë dhe dy në Pogradec janë vendosur në hetim.
Gjatë fazës së pestë të këtij plani operacional, në Korçë, në lagjet nr. 2, 4, 5, 7, si dhe në fshatin Dishnicë, Korçë, janë çmontuar 21 kamera dhe janë në hetim, Z. M., A. Q., G. Ç., R. S., Gj. R., P. B. dhe M. D.
Plani operacional ka vijuar edhe në Pogradec ku u çmontuan dhe u sekuestruan 18 kamera të vendosura në lagjen nr. 1, Pogradec. Në vijim të veprimeve procedurale për këto raste janë në hetim A. B. dhe N. Ll.
Deri tani operacioni është shtrirë në Shkodër, Durrës, Shijak, Vlorë, Krujë, Pogradec dhe Korçë.