Të paktën 41 njerëz kanë ndërruar jetë sot pasi autobusi me të cilin po udhëtonin ra në një luginë dhe shpërtheu në flakë në provincën Balochistan në Pakistanin jugor.
Disa prej trupave janë djegur, duke e bërë të vështirë identifikimin e tyre, tha një zyrtar i policisë lokale.
Aksidenti ndodhi ndërsa autobusi me rreth 48 persona në bord ishte duke u nisur nga kryeqyteti i Balochistanit, Quetta për në Karaçi në Pakistanin jugor.
Një zyrtar i zonës së Lasbelës tha për gazetën Dawn se automjeti ka përplasur një shtyllë të urës që po kalonte, e cila ka rezultuar se ajo ka rënë në një përroskë dhe më pas është përfshirë nga flakët.